Mbrojtja popullore në katër komunat veriore të Kosovës ka shpërndarë disa fletushka ku bëhet thirrje për të kundërshtuar Policinë e Kosovës.
Në fletushkat janë të vendosura udhëzime se si të veprohet kur të shihet Policia e Kosovës, të cilën ata e quajnë ‘Policia e Kurtit’.”
Ata kanë dhënë instruksione se si duhet vepruar serbët kur shohin patrullën e policisë, si duhet vepruar kur shohin shërbyesin civil, si është më së lehti të thyhet automjeti i policisë, e gjithashtu kanë dhënë edhe udhëzim se si të bëhet një koktej molotovi.
Në këto fletushka kanë theksuar se kundërvënia është e detyruar.
Udhëzimet për kundërshtim ndaj policisë
1. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit
Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)
2. Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit
E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.
3. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit
Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din.
4. Udhëzim për bërjen e koktellit
Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre.
5. Kundërvënie e detyrueshme
Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori, thuhet në këtë thirrje.