Vdes një i burgosur, po vuante dënimin në burgun e Dubravës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.02.2024, 08:30

Një i burgosur i cili po vuante dënimin në burgun e Dubravës ka vdekur sot në spitalin e Pejës.

Lajmin e ka dhënë Shërbimi Korrektues i Kosovës Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

SHKK ka njoftuar se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe para hyrjes në burg dhe brenda burgut po trajtohej nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.

“Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit