Një foshnjë vdiq pasi nëna e saj e futi gabimisht për të fjetur në furrë, ka thënë një prokuror amerikan. Mariah Thomas nga Kansas City, Misuri, është akuzuar për rrezikimin e mirëqenies së një fëmije.
Policia mori njoftimin se një foshnjë nuk merrte frymë dhe kur shkuan në vendngjarje e gjetën bebin me djegie të rënda.
Në deklaratën e tyre thuhej "nëna e vendosi fëmijën për të fjetur dhe aksidentalisht e vendosi në furrë në vend të krevatit të fëmijës". Foshnja u shpall e vdekur në vendngjarje.