Shefi i policisë Shkëlzen Metushi bashkëpunëtor me krimin, hoqi kamerat para vrasjes

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.02.2024, 21:04

Krimi bashkëpunon me policinë! Çfarë duhet thënë më shumë se kaq që të marrësh plaçkat kryesore me shpejtësi, të mbushësh valixhen e të ikësh me vrap nga të të hanë këmbët? Është e pabesueshme, por në vitin 2024 duket se policët bashkëpunojnë më krimin për të vrarë qytetarët.

Ngjan si një sajesë, por fatkeqësisht është plotësisht e vërtetë. Bëhet fjalë për SHKËLZEN METUSHIN shefin e policisë Kurbin i cili dyshohet se është një bashkëpunëtor i vërtetë më krimin. Rezulton se ai ka hequr kamerat e biznesmenit Ardjan Gjeloshi 4 ditë para se ai të vritej në një atentat në Kurbin. Madje vetë atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma police.

SHKËLZEN METUSHI

Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e së shtunës së kaluar ku në fshatin Gurrëz në Kurbin iu bë atentat biznesmenit Ardjan Gjeloshi, rreth 51 vjeç. Si pasojë humbi jetën ekonomisti i tij, Selman Mihana rreth 70 vjeç dhe mbeti i plagosur biznesmeni, objektiv i atentatit.

Gjeloshi dhe Mihana kanë qenë duke hyrë në zyrat e biznesit kur papritur ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se autorët, të cilët ishin të veshur me unifirma policie, kanë qëlluar nga jashtë rrethimit dhe më pas janë larguar.

VENDI I NGJARJES

Sipas burimeve nga Kurbini, bëhet e ditur se fillimisht autorët e veshur me uniforma të policisë kanë hyrë brenda biznesit dhe i kanë bërë presion rojes së objektit duke i thënë të hapte portën pasi ishte policia. Dyshohet se personat në fjalë ishin 8 dhe të gjithë të veshur me uniforma policie.

VIKTIMA, SELMAN MIHANA

Mësohet sipas burimeve se atentatorët kanë ardhur me dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes Benz. Siç përmendëm dhe më sipër, ka dyshime të forta se një faktor tepër i rëndësishëm për lehtësimin e punës së atentatorëve ka qenë vetë shefi i policisë, Shkëlzen Metushi.

Dysohet se ai ka ndihmuar atentatorët, pasi disa ditë para atentatit, ka shkuar në biznesit e Ardjan Gjeloshit për të bërë kontrolle të bëfasishme në formë presioni. Nidhma e tij ndaj krimit dyshohet se ka ardhur kur ai ka hequr kamerat e sigurisë që biznesmeni kishte vendosur rreth biznesit të tij në fshatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe.

Ka qenë pikërisht heqja e kamerave nga ana e Shkëlzen Metushit e cila është një ndihmë tepër e madhe që ai i ka dhënë autorëve. Bashkëpunimi i policisë me krimin solli fatkeqësisht edhe krimin e rëndë ku u vra ekonomisti dhe u plagos biznesmeni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit