Djali i Fatbardha Palit që la ‘amanetet’ në FB dhe i dha fund jetës: Ajo e tradhtoi babin!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.02.2024, 20:45

Djali i Fatbardha Palit, e cila u vetëvar në Pirgos të Greqisë një javë më parë, ka hedhur poshtë fjalët e fundit të nënës së tij. Përpara se të kryente vetëvrasjen me litar, 47-vjeçarja kishte postuar një mesazh të gjatë në Facebook, ku shpjegonte se tradhtia e bashkëshortit dhe dhuna që ai kishte ushtruar ndaj saj ishin arsyet që e çuan drejt aktit ekstrem.

Në postimin e saj, Fatbardha pretendonte se bashkëshorti e tradhtonte me kunatën dhe me gruan e kushëririt. Por djali i saj, Xhulio, hedh poshtë pretendimet e nënës së ndjerë, duke theksuar se ato janë të pavërteta. Nënjë prononcim përmediat, ai thotë se nuk është e vërtetë që babai tradhtonte nënën e ndjerë.

Xhulio rrëfen se në të vërtetë, ishte Fatbardha ajo që e kishte tradhtuar babanë e tij dhe se e ëma donte që ta kthente Xhulion kundër babait të vetë dhe fisit nga ana e babait. Ai gjithashtu tregon se prindërit e tij kishin 9 muaj që nuk jetonin bashkë.

Djali i të ndjerës mohon kategorikisht që babai i tij të ketë patur marrëdhënie me nusen e xhaxhait dhe nusen e kushëririt, siç pretendonte Fatbardha në letër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit