I burgosur për grabitje, i jep fund jetës në qeli 46-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.02.2024, 17:50

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në burgun e Sabbiones në Itali. Mediat italiane raportojnë se një i burgosur shqiptar, 46 vjeç i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut.

46-vjeçari ishte i dënuar për tentativë grabitje dhe për dhunë në familje. Pavarësisht ndihmës së punonjësve të shëndetësisë dhe policisë së burgjeve, ai nuk ia doli.

“Jemi të tronditur dhe të thyer. Një i burgosur humb jetën në burg është një disfatë për shtetin dhe për të gjithë ne që punojmë në vijën e parë”, tha Donato Capece, sekretar i përgjithshëm i sindikatës autonome të policisë penitenciare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit