Garat me vetura, policia gjobiti gjashtë shoferë me 150 euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2024, 15:17

Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj gjashtë shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro si dhe nga një pikë negative.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit