Reagon ashpër nëna e djalit të Meriton Mjekiqit: Ai nuk ekziston në jetën e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2024, 17:14

Që nga hyrja e Meriton Mjekiqit në “BBVA”, jeta e tij e dikurshme ka marrë vëmendje të madhe.

Në kuadër të kësaj vëmendje po përmendet edhe ish partnerja dhe djali i tij.

Së fundi, ish partnerja e tij, Egesta, ka bërë një reagim publik në profilin e saj në ‘Instagram’.

Ajo ka kërkuar që imazhi i djalit të saj të mos publikohet në rrjete sociale e media, e gjithashtu nëse bëhet e kundërta ka paralajmëruar padi.

“Ai (Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij (djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”, shkruan ajo mes të tjerash.

Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në “BBV”, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Meritoni tha se nëse do të bënte një tatuash, do e lidhte me portretin e djalit.

“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit