Agim Ademi jep lajmin: Trajneri i ri i Kosovës do jetë gjermanfolës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2024, 22:59

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës do të jetë një gjermanofolës.

Kështu së paku ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se brenda dy ditësh mund edhe të bëhet zyrtarizimi i trajnerit të ri me nënshkrimin e kontratës mes dy palëve.

“Trajneri do te emërohet dhe do te nënshkruhet kontrata në Prishtinë. Do të jetë gjermanofolës dhe sigurisht këto dy ditë presim deklarimin e tyre në pranimin e ofertave tona që i kemi dërguar”, ka thënë Ademi.

Ndryshe, Kosova është pa trajner që nga koha e largimit të Primoz Glihas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit