Një futbollist ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja gjatë një ndeshjeje në Indonezi të shtunën.
Incidenti i frikshëm, ku 35-vjeçari Septain Raharja u godit nga një rrufe në stadiumin Siliwangi, është kapur në një video që është bërë virale në mediat sociale. 35-vjeçari, i cili ishte nga Subang i Java-s, po merrte pjesë në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.
Pasi u godit nga rrufeja, ai ishte ende duke marrë frymë dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por aty pak minuta më vonë u shpall i vdekur.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se fanella e tij ishte grisur nga goditja e rrufesë. Ata thanë se moti ishte i vranët dhe me shi para goditjes së rrufesë.
This happened during a football match in Indonesia 🇮🇩 pic.twitter.com/JHdzafaUpV
— Githii (@githii) February 11, 2024