Aksident në Vinicë, lëndohen tre persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2024, 12:19

Dje në ora 11:16 në stacionin policor në Vinicë është paraqitur se në rrugën rajonale Vinicë-fshati Smojmirovo, automjeti “zastava jugo koral” drejtuar nga D.N. (45) nga Vinica, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Në aksident ka pësuar lëndime të rënda udhëtari A.I.(67) nga Gostivari, ndërsa lëndime të lehta kanë pësuar shoferi dhe udhëtari tjetër T.N.(41) nga Vinica, të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit.

Në vendin e ngjarjes inspektim ka kryer një ekip inspektues nga Stacioni Policor Vinicë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit