Ky është mitrovicasi që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën amerikane në Mitrovicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2024, 20:25

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur. Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në Mitrovicë, ku Policia ka arrestuar një 23-vjeçar.

Mësohet se i riu që po dyshohet se e ka sulmuar seksualisht 16-vjeçaren, duke e prekur me zor në pjesët intime është Adnan Hajra.

Denoncimi i viktimës aktivizoi Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe brenda kësaj periudhe është ushtruar kërkesa për masën e sigurisë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari ka dalë para Gjykatës gjatë ditës së djeshme dhe pas seancës dëgjimore, është marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji për veprën penale “Sulm seksual”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit