‘Kanalet e ujërave të zeza janë bllokuar prej dy muajsh, drejtori i konvikteve s’merr asnjë masë’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2024, 11:49

Tubacionet e ujërave të zeza te konviktet e studentëve në Tiranë janë bllokuar.

Studentët e godinave 22-23, thonë se prej dy muajsh këto tubacione janë bllokuar dhe askush nuk merr asnjë masë. Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se edhe drejtori i konvikteve është vënë në dijeni të këtij problemi, por deri më tani s'ka marrë asnjë lloj mase për zhbllokimin e tyre..

Me reshjet e shiut të ditëve të fundit, kanalet e bllokuara bëhen edhe më problem për studentët pasi përveç erës së rëndë në dritaret e dhomave, niveli i tyre rritet edhe më tepër.

Denoncimi i studentit:

Përshëndetje! Jam një student tek godina 22-23 shikojeni se janë bllokuar tubacionet e ujrave të zeza e askush nuk mer masa për zhbllokimin e tyre! Dhe pse në drejtori ju është bërë e ditur! Faleminderit për mirëkuptimin! Anonim Po bëhen gati dy muaj kështu!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit