Drejtori konfirmon vdekjen e papritur të kirurgut të njohur kosovar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.02.2024, 09:09

Drejtori në Kirurgjinë Abdominale, Enver Fekaj, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se papritur ka ndërruar jetë kirurgu dr. Halil Tanaj.

Fekaj, u shprehë se kjo është një humbje e madhe për shëndetësinë e Kosovës.

“Një lajm tronditës, shokues e tepër i trishte vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj! Një humbje e madhe për Kosovën.

Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës.

Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjise Abdominale”, ka thënë Fekaj.

Ndërsa dyshohet se kirurgu Halil Tanaj, ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymë në banesën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit