Të hënën është paralajmëruar mbajtja e një proteste në Mitrovicën e Veriut nga pensionistët e komunitetit serb lidhur me çështjen e dinarit.
Lajmin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e veriut Veton Elshani.
Ai tha se kanë pranuar një njoftim për mbajtjen e kësaj proteste në orën 12:00.
Thirrja për protestë është bërë edhe përmes rrjetit social në Facebook.
Protesta sipas tyre, vjen për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.