Kryeministri francez Gabriel Attal, kërkon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 13-vjeç. Në një interviste që ka dhënë për gazetën Le Parisien, kryeministri francez tha se të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve, shkruan tvanews.
“Dua të punoj me platformat për një barrierë të vërtetë digjitale, për t’u siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13-vjeçare të ketë qasje në rrjetet sociale”, ka thënë Attal.
Adoleshentëve në Francë do u jepet mundësia që ligjërisht të krijojnë llogari në rrjetet sociale nga moshës 15-vjeçare. Para asaj moshe, ata duhet të kenë miratimin e prindit. Attal është shprehur i bindur që mund jetë i suksesshëm në këtë drejtim. “Kjo është diçka shumë e vështirë, por jo e pamundshme”, ka thënë ai, duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit me platformat si Facebook dhe Tiktok, meqë ato, sipas tij, janë të vetëdijshme se po rrezikohet imazhi i tyre.