Fier/ 15-vjeçarja konsumon fostoksinë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.02.2024, 17:48

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier, ku një 15-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës duke pirë fostoksinë.

Policia ka njoftuar se në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht familjarët e kishin çuar në kohë në spital.

“Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit