Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Italinë fqinje. Një burrë Italian i quajtur Giovanni Barreca 54 vjeç, ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tij. Përmasat e krimit ishin të përbindshme pasi mësohet nga mediat se ngjarja ka qenë e denjë për një film horror. Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë bashkëshortja Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre saj Kevin, 16, dhe Emanuel, 5 vjeç. Për fat të mirë arriti të shpëtojë vajza tjetër e çiftit, 17-vjeç.
Sipas mediave italiane, vetëm disa pjesë të trupit të gruas u gjetën të varrosura pranë shtëpisë së tyre. Dyshohet se në fillim gruaja u dogj dhe më pas u varros. Ndërsa njëri nga djemtë rezulton të jetë mbytur me zinxhir.
Autoritetet italiane dyshojnë se autori ishte fanatik fetar. Vajza e vetme e mbetur gjallë, ishte ajo që telefonoi policinë. Sipas deklaratës së saj, i ati u zgjua gjatë natës duke thënë se në shtëpi kishte ndjerë prani të Djallit.