Zveçan, gjenden aparate të lojërave të fatit dhe armë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.02.2024, 15:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një lokal në Zveçan i cili nuk kishte dritare, kanë arritur të gjejnë disa aparate të lojërave të fatit dhe një armë.

Arma nuk kishte as karikator e as numër serik.

Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.

“Rr. Nemanja, Zveçan 10.02.2024 – 11:40.

Gjatë kontrollit të një lokacioni në një lokal, i cili nuk kishte dritare dhe ishte i pa shfrytëzuar, ishin disa aparate të lojërave të fatit dhe në njërin nga ata është gjetur një armë MP-5 ngjyrë e zezë e cila nuk kishte as karikator e as numër serik. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit