“Shefi i Policisë Kurbin, Shkëlzen Metushi bashkëpunëtor në atentat, hoqi kamerat e sigurisë pak netë më parë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2024, 13:01

Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit të ndodhur një ditë më parë në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti 70-vjeçar Selman Mehana.

Shënjestër e këtij atentati ka qenë Ardjan Gjeloshi pronari i një kompanie intertesh.

Pak ditë para se të ndodhte atentati mafioz, qytetarët e Kurbinit thonë se shefi i policisë së Kurbinit, Shkëlzen Metushi ka ushtruar kontroll të befasishëm në biznesin dhe shtëpinë e Gjeloshit në Gurrëz dhe Fushë-Kuqe dhe ka hequr kamerat e sigurisë rreth e qark kësaj kompanie.

Ky veprim, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, cilësohet si bashkëpunim i shtetit me mafiozët për kryerjen e atentatit.

Në orët e para të datës 10 shkurt, disa persona të veshur si policë janë paraqitur sërish në biznesin e Gjeloshit dhe i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia. Pas kësaj ata kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj pronarit Gjeloshi, por ai ka arritur të shpëtojë.

Si pasojë e këtij atentati mbeti i vrarë 70-vjeçari Selman Mehana, me detyrë ekonomist në kompaninë e Gjeloshit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit