Lista Serbe fton serbët e veriut të protestojnë nesër, kundër Rregullorës së BQK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.02.2024, 12:28

Lista Serbe ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që të hënën të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.

Ky organizim i tyre kundërshton vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.

“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensioniste dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Protesta thirret edhe për kundërshtimin e siç thuhet “militarizimit të veriut”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit