Një 27-vjeçare në Kamëz ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i katërt i një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00, në pallatin ku 27-vjeçarja me iniciale S.A jetonte me qira.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 4 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital. Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.