Rrihet nga shoqe një 15-vjeçare në Shkup, përfundon me plagë të rënda

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.02.2024, 12:06

Një ngjarje traumatike dhe shqetësuese ka ndodhur dje në mes të ditës në qendër të Shkupit pranë konsullatës greke, mëson “Sloboden pecat” nga burimet e saj.

Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare nga gjimnazi i Shkupit në Qendër është rrahur brutalisht nga dy vajza, njëra prej të cilave është shoqja e klasës dhe kryetare e klasës. Këtë ngjarje e kanë filmuar disa nxënës që ose po e shikonin ose po talleshin me këtë ngjarje të rëndë.

Vajza ka pësuar hematomë në sy, mavijosje në qafë dhe shpatullën e djathtë, hematomë në kokë, lëndime në gju dhe trauma të rënda. Pas rrahjes brutale, ajo ka arritur e vetme në gjimnazin në qendër të qytetit, por për shkak të rraskapitjes është rrëzuar para sigurimit dhe më pas janë thirrur prindërit e saj.

Rasti është raportuar në stacionin policor Beko dhe në Prokurorinë Publike. Në shkolla zhvillohen fushata kundër bullizmit, por numri i rasteve të raportuara të rrahjeve brutale, ngacmimeve, fyerjeve dhe talljeve është galopant. Dhuna nga bashkëmoshatarët lë viktimat pasoja dhe trauma afatgjata. Është edhe më shkatërruese që disa nga personat e pranishëm në këtë rrahje brutale janë duke qeshur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit