Digjen disa hektarë mal në një fshat të Dragashit dhe në një fshat të Prizrenit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.02.2024, 10:12

Të shtunën në një fshat të Dragashit dhe në një fshat të Prizrenit, janë djegur disa hektarë mal, që janë pronë shoqërore.

Policia ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar.

Në fshatin Peçiç, zjarrfikësit për shkak se terrenit të papërshtatshëm nuk po arrijnë të intervenojnë.

“Fsh. Rapq, Dragash 10.02.2024 – 19:17. Si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga defekti në një shtyllë elektrike janë djegur disa hektarë mal pronë shoqërore. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë vënë zjarrin në kontroll, mirëpo për shkak të erërave të mëdha ka rrezik që të përhapet përsëri. Nuk raportohet për të lënduar”.

“Fsh. Peçiç, Prizren 10.02.2024. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura janë duke djegur disa hektarë mal pronë shoqërore. Zjarrfikësit i janë përgjigjur thirrjes, por për shkak se terrenit të papërshtatshëm nuk po arrijnë të intervenojnë. Nuk raportohet për të lënduar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit