Zjarr në urgjencën e re në QSUT, nis evakuimi i pacientëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2024, 08:50

Urgjenca e re në QSUT është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se zjarri ka rënë në një prej bodrumeve dhe ka shkaktuar shumë tym çka rrezikonte të shkaktonte asfiksi te pacientët.

Të sëmurët po transportohen në Sauk me autoambulanca, ndërsa disa u sistemuan edhe në pavione te tjera të QSUT-së.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të vënë nën kontroll flakët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit