Dy fëmijët alergjikë, nëna: Pompa e frymëmarrjes “Ventolin” prej 2 muajsh mungon në farmaci

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2024, 17:38

Mungesa e medikamenteve farmaceutike është një problem serioz me të cilin përballen të sëmurët në Shqipëri.

Edhe pse iu duhet të kërkojnë në dhjetëra farmaci të ndryshme, shpeshherë ata nuk i gjejnë dot medikamentet që iu duhen me patjetër.

Me një situatë të ngjashme është përballur së fundmi një nënë e dy fëmijëve.

Ajo thotë se fëmijët e saj kanë rezultuar alergjikë pas kontrollit të mjekëve dhe ata duhet të përdorin në vazhdim pompën për frymêmarrje “Ventolin”.

Por këtë medikament kaq të rëndësishëm për personat asmatikë, ajo nuk e ka gjetur dot në asnjë farmaci që ka kontrolluar në kryeqytet.

Asaj i është thënë se ky produkt ka 2 muaj që mungon në depot farmaceutike dhe janë mbi 20 pacientë që kanë nevojë urgjente për të.

Qytetarja duke mos ditur se ku të ankohet i është drejtuar redaksisë tonë me shpresën se ndonjë organ përgjegjës do marrë masa sa më parë, pasi ka pacientë që e kanë emergjent këtë medikament.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje! Nuk e mendoja kure se do ju drejtohesha ndonje here ju si faqe per te shfaqur nje shqetesim qe ka te beje me shendetin e popullates, per nje grup shume specifik ata qe shfaqin probleme me hazmen. Para 1 jave vizitova femijet dhe te dy rezultuan qe krahas virozave jane alergjik. Kane element ne ajer qe i ngacmojne. Doktoresha me rekomandoi qe per 3 dite do ishte shume mire ti perdoresh ventoline. Shetis ne gjithe farmacite e Tiranes dhe rezultoi se ky medikament kishte 2 muaj qe mungonte. Kishte mbi 20 pacient ne dite qe e kerkonin mu shpreh nje farmaciste.

Ndodhur ne keto kushte i shkoj serisht doktoreshes dhe i them qe spo e gjej. Doktoresha u cudit dhe me tha ska mundesi. Eshte njesoj sikur te kesh alergji nga dicka e duhet te besh ultrakorten. Ka pacient qe ne kriza po se paten vdesin. Komunikoi me nje farmaciste dhe konfirmoi mungesen.

Komunikimi im u nderpre, me nje alternative tjeter ilaci po jo me veprim 100%, njesoj. Doja te drejtoja nje shqetesim? Kujt??? A ska mjek infermier farmacit urdhera qe din keto mungesa??? Cbehet me keta pacient qe i kane jetesore keto medikamente?

A ka institucione qe merren me keto shqetesime serioze qe rendojne mbi jeten e popullates.

Sot kuptova qe eshte me thjesht tju drejtohemi juve qe te marin vesh autoritet perkatese. Sot kuptova qe sduhet te gjykoj qe cdo shqetesim e sjellin te faqja juaj. Kuptova se sdine ku te dejtohen.

Nese i bie radha ta lexoje ndonje pusht/te//tare, organ pergjegjes te marrin masa dhe ti lene buroktacite dhe aferat, se skemi me as besim as shprese per kete vend. Per cdo gje duhet te kapim veshin , ti biem si nga Kina se ndryshe smarim dot asnje pergjigje. Faleminderit nese e postoni. Do i sherbeni njerezve qe e kane emergjent kete medikament. Pune te mbare!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit