“ONE kërcënon për shlyerjen e detyrimeve dhe shet të dhënat tona për sondazhet e zgjedhjeve”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2024, 16:33

Denoncimet e qytetarëve shqiptarë për kompaninë “One” sa vijnë e shtohen.

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemin e radhës me të cilin po përballet.

Ajo thotë se ditën e sotme ka marrë një telefonatë nga një numër One ku i kërkohej të shlyente sa më parë detyrimet ose në të kundërt do përballej me kamatë vonesa.

Por duke ditur se vetë është e rregullt me pagesën e detyrimeve, vajza iu drejtua shërbimit të klientit të One për këtë telefonatë që thotë se ishte kërcënuese.

Vajza ka kërkuar shpjegim nga ONE për këtë lloj telefonate, por ata i kanë thënë se telefonatat janë automatike për çdo klient.

Por sikur të mos mjaftonte kjo telefonatë pa asnjë lloj motivi, vajza thotë se pas një ore është telefonuar nga Euromedia për të bërë një sondazh mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo nuk është vetëm e shqetësuar për telefonatën “automatike” të One, por edhe shitjen e të dhënave për sondazhe të tilla.

Denoncimi i qytetares:

Po vijne telefonata nga One kur ske asnje detyrim per te paguar,kerkon informacion bejne sikur po ju ha buken dhe ne fund thone vlereso dhe sherbimin. Cudi qe pak me vone me marrin ne telefon per sondazh nese dua te shkoj ne zgjedhjet e ardhshme qe sme kishin telefonuar kurre per sondazhe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit