Apartamentet në komplekset rezidenciale në Tiranë kushtojnë qindra mijëra euro.
Por kujdesi që tregohet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre lë shumë për të dëshiruar.
Një banore e kompleksit “Avid”, te Bulevardi i Ri, ndërtuar nga kompania “Usula shpk” në pronësi të Sadri Abazit, është shumë e zhgënjyer nga apartamentet në këtë kompleks por edhe hapësirën e përbashkët të banorëve.
Ajo thotë se muret e shkallëve janë të palyera, ende me llac dhe të dëmtuara nga punëtorët. Por përveç kësaj ajo thotë se hapësira e përbashkët i ngjan një koshi plehrash pasi kudo hidhen plehra e inerte nga më të ndryshmet.
Ajo kërkon që bashkia të marrë masa të menjëhershme për këtë problem pasi kanë paguar mijëra euro për blerjen e apartamenteve në këtë kompleks dhe gjendja është si mos më keq.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje! Jemi banore te nje rezidence te re, ku ndertues eshte Sadri Abazi, rezidenca “Avid”. Jo vetem qe na ka dorezuar apartamentet me shkallet kudo me llac, mure te pa lyera dhe demtuara nga punetoret por ska marre asnje mase per hapesiren e perbashket ku ndodhet kompleksi duke u bere dite pas dite si “kosh plehrash”. Ju lutem publikojeni anonim qe ta shikoje Bashkia dhe te marri masa per kete rast, se po i trajton te gjithe bleresit sikur ja ka dhuruar apartamentet dhe jo sikur i kemi blere. Kompleksi eshte shume prane stacionit te trenit, te bulevardi i ri. Faleminderit!