Kushëriri i Rexh Byberit s’do t’ia dijë për ligjin, rinis punimet në guroren e Fierzës pavarësisht pezullimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2024, 14:48

Një denoncim për kompaninë “Byberi shpk”, me pronar Avni Byberin, kushëri i kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi, ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Qytetarët e Fierzës thonë se kjo kompani ka rinisur punën në guroren në luginën e Fierzës edhe pse pas protesatave dhe reagimeve të shumta, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i pezulloi përkohësisht lejen për shfrytëzimin e gurores pasi kompania po ushtronte aktivitetin pa e hequr zonën e shfrytëzimit nga fondi pyjor. Pra, po ushtronte aktivitet në mënyrë të paligjshme.

Por pavarësisht këtij pezullimi dhe seancës gjyqësore që do zhvillohet në ditët në vijim, kompania “Byberi shpk” ka rinisur punimet pa asnjë leje ndërtimi dhe krejtësisht në kundërshtim me ligjin.

Qytetarët thonë se problemi i tyre nuk ka lidhje me procedurat, por me ndotjen dhe largimin e turistëve nga lugina e Fierzëz, që një nga atraksionet turistike të zonës.

Denoncimi i qytetarit:

pershendetje JOQ, po ju shkruj ne lidhje me nje problematik per tcilen kam shkruat dhe me heret, Avni Byberi djali i xhaxhit te Rexh Byberit kryetarit te bashkis Tropoj ka vazhduar perseri punimet te gurorja ne Fierz, punimet i kishte nderprer para pak muajsh kur banoret u ngriten ne protest dhe zotria u gjobit dhe punimet ne ate koh ju prishen nga IMT, me daten 22 shkurt zotria ka gjygj ne lidhje me kte fabrike por sot ka filluar perseri punimet pa asnje leje ndertimi dhe komplet ne kundershtim me ligjin. Kemi me shum se nje vit qe perballem me kte problem shpresoj qe te marrim nje zgjidhje nga shteti se kta nuk po “kpusin dardhat dhe molle” pas shpine por para hunde.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit