Në një mënyrë tejet tradicionale, një 64-vjeçar nga Prishtina ka vendosur ta gjejë fatin e tij në Shqipëri. Me një shpallje të ngjitur në një pemë në Elbasan, burri kërkon një shoqe për jetë.
Ai shkruan se quhet Mehmet, i datëlindjes 1960 dhr se kërkon bashkëshorte në Shqipëri. Shpallja origjinale e cila nuk i përngjan aspak metodave të reja teknologjike të aplikacioneve sociale, është komentuar shumë në rrjet.
Bukur, pastër, qartë, Mehmeti kërkon bashkëshorte.