Selman Mihana, 70 vjeç është ekonomisti i cili sakrifikoi jetën për pronarin e tij.
Ai i doli me trup para pronarit duke bllokuar me duar plumbat nga ekzekutuesi. Fatkeqësisht Mihana gjeti vdekjen tragjike pasi u qëllua me breshëri plumbash.
51-vjeçari Ardian Gjeloshi, pronari i firmës së inerteve në Kurbin është transportuar tek Trauma. Ai ka mbetur i plagosur, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende me dije.
Sipas informacioneve, Gjeloshi synohej të hiqej qafe pasi fisi i tij është në gjakmarrje.