Një person në Fushë Kosovë është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar me vrasje ish-gruan e tij.
Viktima ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti.
“Me 09.02.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.