Mexhiti: Taravari ka marrë një vendim autonom për të mbështetur opozitën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.02.2024, 09:51

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti vlerëson se lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka marrë një vendim autonom për të mbështetur opozitën shqiptare dhe se çelësi për këtë ka qenë mbështetja që ka marrë nga anëtarësia.

“Është e qartë se do të jetë dinamike në bllokun shqiptar dhe nuk do të ketë më dilema, ata që i njohin mundësitë, kush është fituesi në bllokun shqiptar, gjegjësisht në bllokun europian për ndryshime. Tani e tutje dilema është se sa do të jetë dallimi”, tha Mexhiti për “Sitel”.

Sipas tij, Lidhja Evropian për Ndryshim do të fitojë bindshëm, sidomos në zonën e gjashtë.

Ai po ashtu konfirmoi se Taravari ishte një nga kandidatët për president.

“Kemi një vendim për një kandidat shqiptar për president dhe këtë herë me shanse të mëdha për të hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve”, tha Mexhiti

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit