Në rrjetet sociale është bërë virale një foto që tregon një qen që ndodhet pranë trupit të pajetë të pronarit të tij. Qeni, me emrin Trovi, duket se po mbron trupin e pronarit të tij, 75-vjeçarin Adriano Canzian, pasi ky i fundit u përplas nga një ambulancë gjatë një shëtitjeje me dy qentë e tij në mbrëmje.
Ndërsa Adriano Canzian humbi jetën në vend, qeni Trovi qëndroi pranë tij, derisa trupi u largua.
Hetimet për këtë ngjarje tragjike janë në vazhdim, teksa raportimet sugjerojnë se Canzian ishte duke shëtitur qentë pranë një stacioni karburanti, ndërsa ambulanca, duke udhëtuar me shpejtësi, përplasi pronarin për vdekje.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar të gjitha detajet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të trishtueshme.