Hapi derën e avionit, kanadezi rrezikon dënim me vdekje

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.02.2024, 21:16

Një incident i pazakontë ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar Chiang Mai në Tajlandë, ku një shtetas kanadez u arrestua pasi dyshohet se hapi derën e një avioni dhe u hap rrëshqitja e emergjencës para nisjes së fluturimit.

Ngjarja ndodhi natën e 7 shkurtit dhe u njoftua nga autoritetet. Pasagjerët e fluturimit Thai Airways TG121, i cili kishte destinacion Aeroportin Ndërkombëtar Suvarnabhumi të Bangkokut, prisnin në pistë për t'u ngritur kur një pasagjer hapi një nga dyert e avionit dhe u hap rrëshqitja e emergjencës.

Pas incidentit, Airbus A320 u ndal në pistë, duke kufizuar fluturimet e tjera për t'u ngritur dhe ulur. Autoritetet përgjegjëse riparuan derën dhe fluturimi u nis pas mesnate në drejtim të Bangkokut.

Kanadezi Wong Sai Heung, 40 vjeç, u arrestua nga policia e Chiang Mai për dyshimet për hapjen e dërës së avionit. Ai mund të përballet me dënimin me vdekje, burgim deri në 20 vjet dhe/ose një gjobë prej 16,700-22,300 dollarë, nëse dënohet.

Megjithëse motivi i tij për hapjen e derës nuk është i qartë, policia vuri në dukje se ai dukej i stresuar dhe ishte e vështirë për të komunikuar me të gjatë procedurave të arrestimit. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të pazakontë në aeroportin tajlandez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit