Ekspertët argumentojnë se ngrënia e deri në 10 vakte në ditë, dhe jo tre siç jemi mësuar zakonisht, me mëngjes, drekë dhe darkë, mund të përmirësojë shëndetin tonë.
NY Post shkruan se njerëzit që kanë probleme me stomakun si urth, gastroparezë, fryrje ose ngopje mund t'i zvogëlojnë këto simptoma duke ngrënë më shumë herë në ditë, por në doza më të vogla, thotë dietologia Lindsey DeSoto.
Nga ana tjetër, një person që synon të humbasë disa kilogramë mund të përfitojë nga ngrënia e gjashtë ose më shumë vakte në ditë, por DeSoto theksoi se kaloritë dhe madhësia e porcioneve që hanë në ditë do të luajnë një rol kryesor.