Kroaci/ Era e fortë rrëzon skelat, në kantier punojnë 40 shqiptarë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.02.2024, 14:36

Një ngajrje e rëndë ëhstë regjistruar së fundmi në Zagreb të Kroacisë. Era e fortë ka rrëzuar skelat e një kantieri ndërtimi, ku punojnë më shumë se 40 shqiptarë.

Pothuajse të gjithë skelat kanë rënë në tokë dhe është bllokuar i gjithë kantieri.

Në një komunikim me një shqiptar në Zagreb, thuhet se nuk ka të lënduar, deri më tani. Shqiptari thotë se skelat ranë papritur dhe fatmirësisht deri në këto momente të gjithë shqiptarët janë në gjendje të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit