Kapet një person i kërkuar në Kaçanik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2024, 19:37

Sot rreth orës 10:00, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, A.P (M/K), i moshës 31 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ me dënim burgimi prej 75 ditëve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit