Dogana konfiskon mbi 17 mijë pako cigaresh elektrike në Merdare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2024, 18:01

Dogana e Kosovës ka bërë te ditur se në pikën kufitare të Merdares, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike të padeklaruara gjatë tentimit për kontrabandim.

Në njoftim të Doganës së Kosovës, thuhet se janë gjetur sasi prej 17,290 pako cigare elektrike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10,000 thithje (puffs) në sasi prej 20 ml secila.

Pas kësaj, autobusi është selektuar për kontroll të vijës së dytë, respektivisht për kontroll detal. Kontrolli ka rezultuar me gjetjen edhe të një sasie të konsiderueshme të cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrige të mbuluara me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve. Drejtuesi i autobusit ka pranuar verbalisht se malli i takon atij. Tërë sasia është konfiskuar derisa veprimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë në përputhje me procedurat dhe rregulloret relevante të doganës. Njoftimi i plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit