Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në pikën kufitare të Jarinjës.
Zv.drejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin.
“Po, një person është ndaluar në pikën kufitare në hyrje të Jarinjës, lidhur me dyshimin se ka bërë fotografim të paautorizuar”, ka thënë ai.