Zogaj: Nuk do të këtë zgjedhje të reja në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2024, 14:25

Gjatë ditës së djeshme LDK-ja dhe PDK-ja i ndanë rrugët në qeverisjen në Prishtinë.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Ai ka thënë se pas ditës së djeshme janë duke e analizuar situatën.

“Ne po analizojmë situatën e re dhe do të marrim veprimet e radhës’’, është shprehur Zogaj.

Më tutje Zogaj është shprehur se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

‘’Nuk ka nevojë për zgjedhje, Asambleja vazhdon funksionimin. Do të shohim në ditët në vazhdim. Dhe do të ju njoftojmë”, tha Zogaj.

Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në nivel të qeverisjes komunale në Prishtinë është shkëputur zyrtarisht dje, pas shfuqizimit të vendimit për Badovc në Asamblenë komunale të Kryeqyte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit