Shoferi 18-vjeçar ka përplasur një të mitur në Gostivar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2024, 13:55

MPB bën me dije se dje në ora 18:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “101” në Gostivar automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Gostivarit i drejtuar nga 18-vjeçari N.Z. Balindol nga Gostivari ka goditur një të mitur nga Gostivari.

“Në aksident e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Muradi” në Gostivar dhe pak më vonë N.Z. është privuar nga liria”, theksojnë nga MPB.

Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit