Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, Shqipëria e mbylli vitin 2023 me 10.1 milionë turistë.
Edhe pse këta turistë reklamohen si të huaj, të dhënat e fundit tregojnë të kundërtën.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përpiluar këto statistika dhe i ka ndarë turistët sipas shtetësisë.
Por të ndarë sipas këtij kriteri, Shqipërinë gjatë 2023 rezulton se e kanë vizituar 4,398,548 shtetas nga Kosova.
Pas tyre vijnë shtetasit nga Italia, Maqedonia s Veriut, Greqia dhe Mali i Zi. Duket se qeveria përllogarit si turistë edhe emigrantët që kthehen në familjet e tyre në atdhe.
Pyetja që ngrihet pas këtyre statistikave e miliona turistëve që reklamon qeveria, është, a konsiderohen turistë shqiptarët nga Kosova? Apo a mund të konsiderohen turistë shqiptarët që punojnë në Greqi e Itali e kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri për festa e pushim?