Nuk i ikën “syrit” të policisë: Gjobiten shoferët “kapadai” që u shpërndanë në rrjete sociale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2024, 12:29

Gjatë ditës së djeshme janë identifikuar dy vozitës, të cilët kishin bërë tejkalime të rrezikshme.

Rreth kësaj kundërvajtje, automjetet janë incizuar dhe shpërndarë në portale informative.

Sipas njoftimit të policisë, tejkalimet janë bërë nga dy vozitës, një në rrugën Malishevë-Arllat, tjetri në fshatin Carullekë-Malishevë.

Të dy shoferëve iu është shqiptuar gjobë prej 150 euro, dy pike negative dhe u është ndaluar vozitja e mjeteve motorike për tre muaj.

Postimi i plotë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit