Banorët te ish-Ekspozita: Punimet për kullën e Ervin Matës po na çmendin, policia s’na jep zgjidhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2024, 11:43

Me bekimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Tiranës po i shtohen dita-ditës kulla shumëkatëshe që mbajnë vulën e oligarkëve.

Këta të fundit pasi kanë mbushur mirë e mirë xhepat e Veliajt, vijojnë me ndërtimet e tyre edhe pse ata që vuajnë janë gjithmonë banorët e zonave ku po kryhen këto ndërtime.

Për të denoncuar një rast tepër problematik dhe që nuk po gjen dot zgjidhje, një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë.

Ajo thotë se në Tiranë, te ish-Ekspozita po ndërtohet një kullë shumëkatëshe e cila që tani është kthyer në problem për banorët e zonës. Qytetarja thotë se punimet për kullën 24 katëshe të Ervin Matës po kryhen si ditën ashtu edhe natën. Por më problem për banorët janë punimet që kryhen gjatë natës, pasi nisin pasdite dhe mbarojnë në orët e para të mëngjesit.

Ata thonë se për shkak të këtyre punimeve e kanë të pamundur të flenë ashtu siç duhet, edhe pse gjumi i natës në vende të tjera mbrohet me ligj pasi ndikon edhe në aktivitetin e ditës.

Banorët janë ankuar disa herë në polici, por ata i kanë udhëzuar te policia bashkiake e kjo e fundit sërish i ka drejtuar drejt policisë së shtetit, pra ping-pong i mirëfilltë në kurriz të banorëve.

Për shkak të kësaj kulle, nuk po vuajnë vetëm ata që shkojnë çdo ditë në punë, shkollë e aktivitete të ndryshme, por edhe të sëmurët që janë të detyruar t'i durojnë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje, desha te raportoja zhurmen qe behet dit e nate te lagjia jone. Ndonjehere fillon nga mbasditja deri ne 4 te mengjesit, ndonjeher ne 5 te mengjesit deri naten nga nje vinc dhe punime qe po behen te ish ekspozita. Ka shume muaj kjo pune. Shume qytetare marrin ne telefon policine e ankohen, po policia s’ka cfare te bej se kane marre leje nga bashkia keta pasunaret mafioze.Dhe policet ndihen te frustruar qe s’ndihmojne dot te vendosin qetesine publike.

Gjumi i nates eshte i shenjte dhe i domosdoshem per te funksionuar dhe jashte mbrohet me ligje te forta nga ora 10 e nates deri ne oren 8 te mengjesit te pakten. Shendeti dhe gjumi yne po shkaterrohet aq keq mbi supet e ketyre oligarkeve dhe Erjon Veliaj qe me duket ai, ose bashkia kane pjese. Te kene po jo ne kurrizin e shendetit tone. Dhe qetesi publike dhe akustike minimalisht duhet te respektohen. Nuk dime ku te ankohemi. Njerezit jane dorezuar fare e kane frike te dalin kundra atyre qe kane lekun pushtetin dhe kriminelet.

Ish ekspozita Nuk e di kush e ka. Por ish Ekspozita fiks jo afer, po e bejne edhe pallat edhe qender tregtare Dhe kur kemi marre policine na ka then qe eshte dhe bashkia e perfshire. Tani sikur pushoi per sot se u ankuam perseri e ka gjith mbasditen. Ishallah nuk vazhdon prap sidomos vinci se ben zhurm shume. Por kur te kete raste prap mund tju lajmeroj. Njeher mora policine dhe me than te marre policine e bashkise. I thash qe une bera punen time dhe e raportova ta marrin vete.

Por ne fund e mora policine e bashkise dhe me thane te marr policine. Ping pong pak a a shume tallen me ne. Ne shumicen e rasteve policia se varet kush pergjigjet thot qe s’ben dot gje. Sot edhe nja dy her te tjera dhe kane biseduar e bindur ti nderpresin. Po ja e nderpresin tani e fillojn ne 5 te mengjesit. Mire ne qe torturohemi pa gjume e kemi dhe pune e lodhemi, por ata qe jane semure si durojne Si duron ky popull torturat nuk i kuptoj. Se s’behemi qe te mblidhemi. Kane frike njerezit Filluan prap tani

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit