Dhuna dhe sjelljet poshtëruese në transmetim të drejtpërdrejtë me njerëz me aftësi të kufizuara, janë pjesë e videove të postuara në rrjetet sociale nga YouTuber 35-vjeçar shqiptar, Florian Zani i njohur me pseudonimin Hayate ose Shef, i cili u arrestua mesditën e djeshme në shtëpinë e tij, në Aegaleo.
Në shtëpinë e tij, policia gjeti dy persona me probleme të shëndetit mendor, të cilët YouTuber-i i shfrytëzonte duke i vendosur në videot e tij nga të cilat fitonte para. Mediat greke kanë publikuar disa nga videot horror në të cilat shihen një burrë dhe një grua me aftësi të kufizuara duke rënë viktimë e sjelljes nënçmuese të 35-vjeçarit.
Në një video të dytë, një prej personave me aftësi të kufizuara shihet teksa goditet pa mëshirë nga YouTuber-i dhe banda e tij. Dhe e gjithë kjo përpara mijëra shikuesve që ndjekin drejtpërdrejt skenat e dhunës.
Në një video tjetër, viktimë e sjelljes degraduese të 35-vjeçarit është një grua me aftësi të kufizuara nga një shtet afrikan, të cilën autorët e rrahën në kamera teksa i drejtoheshin me shprehje vulgare dhe përçmuese. Në një video tjetër, 35-vjeçari e godet me një kovë me ujë , duke e bërë atë të rrëshqasë dhe të bjerë ndërsa të rinjtë qeshin me të.
35-vjeçari shqiptar që fitonte para nga këto video është paraqitur sot në Prokurori pasi do të përballet me akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, lëndimit trupor të personave të dobët dhe kanosjes me rrethana rënduese të një krimi me karakteristika racore, për shkak të paaftësisë së viktimave.
Videot e publikuara nga mediat greke