E konfirmon QKUK: Gjendja e 23-vjeçares që u godit nga kulmi është përmirësuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.02.2024, 15:25

Pas rreth 20 ditësh trajtimi në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vajza 23-vjeçare, Elza Ujkani që pësoi lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë, është dërguar në Klinikën e Neurokirurgjisë për të vazhduar mjekimin. Dje (e hënë), pasi është vlerësuar nga stafi mjekësor se gjendja e pacientes është jashtë rrezikut për jetë, është vendosur që ajo të vazhdojë trajtimin mjekësor në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Kështu bën të ditur për KosovaPress, shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Shaqir Uka.

Ai tha se gjendja e 23-vjeçares ka qenë stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ndaj edhe kjo ka qenë arsyeja pse është liruar nga intensiva për të vazhduar në Neurokirurgji.

“Po, është e vërtetë që Elza dje në orët e mesditës është liruar nga Mjekimi Intensiv Qendror, pas përmirësimit të gjendjes së përgjithshme të saj. Gjendja ka qenë stabile dhe ne e kemi transferuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Klinikën e Neurokirurgjisë, ku do të vazhdojë të marrë trajtimin edhe për një kohë të caktuar… Ne mendojmë që gjendja e Elzës ka qenë jashtë rrezikut për jetë dhe kjo ka qenë arsyeja pse ne e kemi bërë këtë lëvizje nga Mjekimi Intensiv në Klinikën e Neurokirurgjisë. Shpresojmë që të mos ndodhë ndonjë komplikim i padëshirueshëm gjatë trajtimit të mëtutjeshëm të saj”, tha Uka.

Po ashtu, edhe drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK, Besnik Elshani për KosovaPress tha se duke marrë parasysh gjendjen e pacientes, moshën e saj dhe profesionalizmin e stafit mjekësor, vlerëson se pacientja do ta marrë veten shumë shpejt.

Elshani potencoi se pas pranimit të pacientes në këtë klinikë, ajo iu është nënshtruar analizave shtesë radiologjike, laboratorike, për çka shtoi se po kujdesen edhe për rehabilitimin e saj në aspektin fizioterapeutik.

“Ajo është operuar fillimisht në Klinikën e Neurokirurgjisë për shkak të lëndimit në kokë, pastaj është transferuar në kujdesin intensiv, në Mjekimin Intensiv, ku është mbajtur një kohë të gjatë në aparat respirativ derisa është qetësuar gjendja e saj ka reaguar trupi mirë. Pastaj pas kthjellimit apo daljes nga gjendja… Ajo tanimë vazhdon tretmanin në klinikën tonë, gjendja është stabile. Jemi tash dukem u marrë me analiza shtesë radiologjike, laboratorike e të tjera dhe çka është e rëndësishme, ne jemi duke u marrë me rehabilitimin e saj në aspektin fizioterapeutik, ku vlerësoj që duke marrë parasysh moshën e saj, gjendjen dhe profesionalizimin e përbashkët me Klinikën e Radiologjisë, besoj që ajo do ta merr veten shumë shpejt”, theksoi Elshani.

Më 18 janar, një vajzë 23-vjeçare mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin.

Ndërkaq, nga komuna u tha se dyshimet e para janë që shembja e kulmit ka ndodhur si shkak i erërave të forta atë ditë, derisa hetimet po vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit