Reagon Donjeta Sahatçiu pasi u shkarkua nga Rama: Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.02.2024, 11:25

Donjeta Sahatçiu e PDK-së ka reaguar disa orë pasi u shkarkua nga Përparim Rama nga pozita e nënkryetares së komunës së Prishtinës.

Sahatçiu përmes një postimi në rrjetin e saj social, Facebook, ka thënë se një copëz e misionit të saj u arrit.

“Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit! Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare”, ka shkruar ajo.

E gjithashtu i ka dërguar edhe një mesazh, Jehona Lushtaku- Sadriut, e cila tanimë është emëruar nënkryetare e komunës së Prishtinës.

“Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër!”, ka shkruar Sahatçiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit