Tragjedia e muzikantit të talentuar shqiptar, ëndrra e të cilit u pre në maunen e azilkërkuesve në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.02.2024, 09:34

Gjashtë muaj para se të gjendej i vdekur në anijen Bibby Stockholm , Leonard Farruku kishte shpresa për të ndërtuar një jetë të re në Britani.

“Kam ardhur në Mbretërinë e Bashkuar që në gusht të vitit 2022. Shpresoj që të mund t'i marr letrat e mia sepse tani jam në një institucion për azilkërkues. Erdha me një gomone”, i kishte shkruar i riu shqiptar në një mesazh në Instagram një shoku të vjetër të shkollës fillore në Tiranë.

Nëna e tij kishte vdekur kur ai ishte 17 vjeç dhe babai i tij disa vjet më vonë.

“Humbja e nënës dhe babait tim më traumatizuan shumë papritur. Nuk e dija se ku isha dhe çfarë po ndodhte. Unë jam duke kërkuar azil tani. Unë jetoj në një hotel. Shpresoj që Zoti të na mbrojë”, kishte shkruar ai.

Farruku, 27 vjeç, mendohet se ka vrarë veten në një dhomë në maunën, e cila strehon qindra azilkërkues në brigjet jugore të Britanisë, më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Ai dukej se ishte në gjendje ankthi pak para se të gjendej i vdekur. Familja dhe miqtë e tij kanë ende pyetje në lidhje me atë që e shtyu Farrukun, dikur një profesionist në fizarmonikë dhe i talentuar me një të ardhme në dukje premtuese, të merrte jetën e tij.

Motra e tij Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë thotë:

“Do të na mungojë shumë Leonardi. Ne do të jemi përgjithmonë zemërthyer për mënyrën sesi ai i dha fund jetës së tij. Ai ishte një person i mrekullueshëm që erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të ndërtuar një jetë të re plot shpresë. Ai përmbushi atë që Home Office i kërkoi të bënte, duke shkuar në Bibby Stockholm. Ne kurrë nuk do të kemi paqe në mendjet tona deri në momentin që të gjejmë të vërtetën për rrethanat brenda asaj maune që bënë që vëllai ynë të kryente vetëvrasje.”

The Guardian ka folur me të afërm, miq, fqinjë, kolegë dhe mësues në Shqipëri, në një përpjekje për të kuptuar më shumë rreth prejardhjes së Farrukut dhe përvojave që çuan në vdekjen e tij.

Të gjithë e përshkruan Leonardin si një njeri të sjellshëm dhe punëtor që ëndërronte të bëhej muzikant por që u trondit nga vdekja e papritur e nënës së tij. Ajo pësoi një atak në zemër në gjumë në maj 2013, kur Farruku ishte një nxënës adoleshent në Liceun Artistik Jordan Misja. Babai i tij vdiq nga një atak në zemër pesë vjet më vonë. Që atëherë Farruku, i cili njihej me dashuri si Nardi, filloi të ëndërronte të siguronte punë dhe të ndërtonte një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëtimin e rrezikshëm përtej Kanalit ai e bëri në vitin 2022, vit kur 12,301 shqiptarë mbërritën me varka të vogla dhe kërkuan azil.

Dhimbja e familjes së tij është shtuar nga raportet se Farruku nuk ishte në dijeni se i ishte dhënë leja për të punuar ditët para vdekjes së tij dhe se trupi i tij qëndronte i pazbuluar deri në 12 orë.

Agron Farruku, xhaxhai i tij, tregon dhimbjen e familjes.

“Leonardi donte të shkonte legalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar atje. Ai kishte ambicie. Ai donte të punonte, të bënte para, të blinte shtëpi, të krijonte familje, të kishte një jetë normale. Po të kishte dokumentet e tij të punës, do të kishte mundur të gjente një punë. Vdekja e tij na ka shkatërruar. Por pjesa më e keqe është se ne nuk e dimë pse dhe çfarë ndodhi. Ne nuk e dimë të vërtetën. Si u harrua deri në 12 orë në një objekt të rregulluar nga shteti? Ai i tha motrës së tij se kushtet në maune ishin në rregull, por se ato trajtoheshin shumë keq. Ai tha se donte më shumë liri, donte të dilte edhe pak, por zyrtarët nuk e lejuan. Ai u ankua se ata trajtoheshin si kriminelë.”

Kushëriri i tij, Andi tha se ata udhëtonin së bashku me autobus për në Tiranë tre herë në javë për mësime private fizarmonike.

“Ishte një kohë e bukur. Ishte babai i tij që donte të bëhej muzikant dhe Nardi ishte shumë i talentuar; ai kishte një vesh për muzikë. Ishte jeta e tij, studionte tre-katër orë në ditë. Ishim 13 dhe 14 vjeç kur filluam të luanim në dasma me baballarët tanë.”

Por familja mendohet se është përballur me vështirësi financiare pasi u transferua në vitin 2009 në Tiranë, ku Farruku ndoqi shkollën fillore Bajram Curri për dy vjet. Prej aty, Farruku bëri audicionin për Jordan Misja, shkollën e arteve, të cilën e ndoqi nga viti 2011 deri në vitin 2015. Mësuesit e cilësuan atë si një nxënës të sjellshëm dhe të shkëlqyer në fizarmonikë i cili merrte vetëm 9 dhe 10 në firzamonikë.

Por pas vdekjes së nënës, notat e tij u përkeqësuan, ai nuk studionte, nuk ishte më i fokusuar dhe mungonte shpesh. Urim Aliaj, një nga miqtë më të ngushtë të Farrukut që shkoi në shkollën fillore me të, tha se Farruku përfundoi duke shitur fizarmonikën e tij të dashur dhe celularin e tij pasi u diplomua për të përballuar jetesën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit