Humb jetën 54-vjeçari në Vlorë, ra në një kanal me ujë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.02.2024, 23:17

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë. Bëhet e ditur se një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi aksidentalisht ka rënë në një kanal me ujë.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit